LAJMI I FUNDIT:

Jaguar i rrallë shitet me një çmim enorm (Foto)

Jaguar i rrallë shitet me një çmim enorm (Foto)

Në Arizona të Shteteve të Bashkuara, një E-Type është shitur në ankand për 7.37 milionë dollarë.

Kjo ofertë enorme bën që ky të jetë Jaguari më i shtrenjti ndonjëherë, transmeton Telegrafi.


Në këtë rast kemi të bëjmë me makinën e rrallë, që i përket edicionit të limituar prej vetëm 12 njësive.

Hera e fundit kur është shitur një model i tillë, ka ndodhur para një dekade dhe po ashtu ka pasur çmim shumë të lartë.

Automobili i prodhuar më 1963, ka vetëm 6,400 kilometra të kaluara dhe gjendja tij është e përkryer, sepse ka qëndruar gjatë tërë kohës, në një garazh në Britani të Madhe.

Me 3.8-litra dhe 300 kuajfuqi, mund të vozitet menjëherë pasi nuk ka asnjë dëmtim në pjesën e brendshme. /Telegrafi/