LAJMI I FUNDIT:

Jaguar planifikon zëvendësimin e dy modeleve (Foto)

Jaguar planifikon zëvendësimin e dy modeleve (Foto)

Modelet XE dhe XF janë ndër më pak të kërkuarit nga ky prodhues britanik

Reklama

Jo shumë kohë më parë, Jaguar shiste shumë sedanë, por ditëve të sotme është situatë tjetër dhe prodhuesi do të bëjë lëvizje drastike, për të përmirësuar shitjet, transmeton Telegrafi.

Autocar raporton se Jaguar do të zëvendësojë modelet XE dhe XF, me një model të vetëm – por, jo si Lexus që vepro me ES, duke ia ngritur nivelin dhe përmirësuar sistemin, për ta emëruar si GS.

Modeli që pritet t’i zëvendësojë ato të dy, do të jetë elektrik, me bazë te I-Pace, vetëm se me ndryshime të konsiderueshme.

Në të njëjtën kohë, ky Jaguar pritet të përmbushë kërkesën për EV, si dhe kërkesat qeveritare për makina me emetim të ulët të gazrave. Prej 112,626 makinave që Jaguar Land Rover ka shitur gjatë vitit të kaluar në Shtete e Bashkuara, vetëm 30,483 ishin prej linjës Jaguar, apo një e treta e shitjeve.

Modeli XE është shitur në 4,704 njësi, derisa XF në 1,308 njësi, apo 7,012 së bashku, që i bie 17.5 për qind të shitjeve. Në krahasim me shitjet e 19,624 Jaguar crossover – shumica prej të cilave E-Pace dhe F-Pace, me I-Pace si më i kërkuari. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Azerbajxhani refuzoi një takim me krerët e Armenisë, Gjermanisë dhe Francës për shkak se nuk ishte i ftuar Erdogan

Azerbajxhani refuzoi një takim me krerët e Armenisë, Gjermanisë dhe Francës për shkak se nuk ishte i ftuar Erdogan

Auto
Cybertrucku

Cybertrucku "fluturon" pasi niset nga pika 0 derisa priste në trafik

Auto
Për të zotëruar një veturë në Singapor duhet të paguani 106 mijë dollarë

Për të zotëruar një veturë në Singapor duhet të paguani 106 mijë dollarë

Auto
“Koleksioni i bardhë”, shiten 60 vetura Porsche që sipas ekspertëve secila mund ta ketë vlerën e një milion dollarëve

“Koleksioni i bardhë”, shiten 60 vetura Porsche që sipas ekspertëve secila mund ta ketë vlerën e një milion dollarëve

Auto
Gjeni çantën tuaj të ëndrrave në dyqanin e ri italian ‘Furla’ në Prishtina Mall

Gjeni çantën tuaj të ëndrrave në dyqanin e ri italian ‘Furla’ në Prishtina Mall

Prishtina Mall
Turqia prezantoi një makinë fluturuese - ja si duket ajo, bëhen të ditura specifikat e saj

Turqia prezantoi një makinë fluturuese - ja si duket ajo, bëhen të ditura specifikat e saj

Auto
Kalo në kategori