LAJMI I FUNDIT:

​Jabllanoviq u kërkon serbëve të Kosovës ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë

​Jabllanoviq u kërkon serbëve të Kosovës ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë

Partia e Serbëve të Kosovës me në krye Aleksandar Jabllanoviq u ka bërë sot thirrje serbë në veri ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë, i cili nis nesër më 5 prill.

Kjo parti shkruan në Facebook se “kjo është dëshirë e Albin Kurtit për të parë se sa serbë ka arritur të dëbojë nga Kosova”.


“Ju bëjmë thirrje serbëve tanë që ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë, mos u jepni asnjë të dhënë ekipeve të regjistrimit. shmangni dhe injoroni të gjitha veprimet që lidhen me regjistrimin e popullsisë. Ky nuk është një regjistrim i popullsisë, kjo është dëshira e Albin Kurtit për të parë se sa serbë ka arritur të dëbojë qe nga viti 2021”, thuhet ndër tjera në postim.

Më 5 prill në Kosovë nis regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive, i cili do të përfundojë më 17 maj.

Një ditë para fillimit të regjistrimit të popullsisë, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka folur mbi rëndësinë e këtij projekti, duke thënë se regjistrimi i popullsisë do të shërbejë si bazë për vendimmarrje të rëndësishme duke nisur nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e deri te planifikimi i politikave.