LAJMI I FUNDIT:

Ja si ta përdorni hudhrën për t’i përfituar të gjitha të mirat shëndetësore që i sjell ajo

Ja si ta përdorni hudhrën për t’i përfituar të gjitha të mirat shëndetësore që i sjell ajo

Hudhra është ndër përbërësit më të shpeshtë që përdoret në kuzhinë anë e mbanë botës. Ajo i jep shije të mirë ushqimit, por gjithashtu ka efekte të mahnitshme shëruese, e veçanërisht nëse konsumohet pa e gatuar ose diçka e tillë.

Hudhrat e zvogëlojnë shtypjen e lartë të gjakut dhe kolesterolin, parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe sulmet në zemër. Veç kësaj, i ndalojnë edhe efektet e arterosklerozës, transmeton Telegrafi.


Përveç këtyre, hudhrat ju ndihmojnë edhe në menaxhimin e simptomave të diabetit, prostatës së zmadhuar, përmirësojnë imunitetin dhe aftësinë e trupit për t’i larguar toksinat, e gjithashtu kontribuojnë dukshëm edhe në humbjen e peshës.

Sidoqoftë, kur hudhra kombinohet me qepë dhe xhenxhefil ndihmon edhe në detoksifimin nga kimioterapia.

Si ta përdorni hudhrën?

Siç e cekem edhe më lart, mënyra më e mirë për ta përdorur hudhrën është të freskët pa e futur në furrë apo diçka e ngjashme, pasi që përbërësit e saj aktiv decentralizohen nga nxehtësia. Prijeni një hudhër dhe lëreni ashtu për 15 minuta para se ta konsumoni.

Hudhrën e shtypni dhe e hani në stomakun e zbrazët, pasi që nëse stomaku është i stërmbushur me ushqim do të ketë vështirësi ta procesoj dhe t’i absorboj vlerat ushqyese të saj.

Hudhra dhe mjalti

Prini dy tri karafila të hudhrës në copa të vogla dhe përzieni me një lugë gjelle mjaltë.

Këtë kombinim e përdorni çdo ditë për t’u ndjerë më energjik dhe të shëndetshëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori