LAJMI I FUNDIT:

Ja si ndikon ngrënia e thonjve në shëndet

Ja si ndikon ngrënia e thonjve në shëndet

Mund të jetë jo higjienike, por mund të ketë diçka të mirë në vesin e ngrënies së thonjve, apo të  thithjes së gishtit.

Fëmijët janë të predispozuar që të fusin gishtin në gojë, apo të hanë thonjtë. Mbi 25 % e tyre e bëjnë këtë gjë dhe pse specialistët e shëndetit paralajmërojnë për probleme me deformimin e nofullës dhe për rrezik infeksionesh. Madje për shumë nga njerëzit këto dy vese vijojnë dhe gjatë moshës madhore.


Në një studim i fundit të publikuar në revistën “Pediatrics”, kërkuesit nga Zelanda e Re dhe Kanadaja kanë dalë në përfundimin se fëmijët që thithin gishtin apo hanë thonj, kanë më pak shanse që gjatë rritjes, të jetë alergjik.

Shkencëtarët kanë ndjekur një grup rreth 1000 persona që prej lindjes e deri në moshën 32-vjeçare, duke bërë në mënyrë periodike testet e alergjisë.

Sipas të dhënave ka rezultuar se gjysma e personave që nuk thithnin gishtin apo hanin thonjtë, ka dalë pozitiv në testet e alergjisë. Grupi që kishte vetëm një prej veseve kishte thuajse 41 % më pak mundësi për alergji, ndërsa grupi që i kishte pasur të dy, 31 % më pak mundësi.

Studiuesit e shpjegojnë rezultatin me hipotezën e higjienës, e cila thotë se ekspozimi në moshë më të hershme ndaj baktereve, viruseve dhe faktorëve alergjik forcon sistemin imunitar dhe e bën më të gatshëm për t’iu përgjigjur sulmeve mircrobiologjike. /Kosovapress/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori