LAJMI I FUNDIT:

BE-ja s’e heq kushtin e Demarkacionit

BE-ja s’e heq kushtin e Demarkacionit

Brukseli nuk do ta heqë Demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave, kërkesë kjo e cila e çoi kryeministrin e Kosovës Isa Mustafën në Bruksel. Ai do të dështojë ta bind BE-në që ta largojë Demarkacionin si kusht për heqjen e vizave për një afat të caktuar kohor.

Kështu thonë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët vlerësojnë se e tërë kjo është një lojë e kryeministrit Mustafa i cili, siç thonë ata, po bën përpjekjet e fundit për mos ta lejuar rrëzimin e koalicionit qeverisës, shkruan “Zëri”.


Sipas tyre, gjasat janë mëse minimale që BE-ja të pranojë ta largojë këtë kusht, teksa e ka vënë atë qysh në vitin 2012. Nga ana tjetër edhe përfaqësues të Ministrisë së Integrimit Evropian konsiderojnë se Demarkacioni është një kriter i cili duhet përmbushur.

Por sipas tyre Qeveria dhe Kuvendi janë duke bërë koordinimin e nevojshëm që procesi i liberalizimit të vizave, gjegjësisht Demarkacioni, të përfundojë sa më parë. Kurse përfaqësues të opozitës shprehen të vendosur se nisma e Mustafës është një lojë e pastër politike.

Gëzim Dushi nga Ministria e Integrimit Evropian (MIE) ka thënë për “Zërin” se Demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave është caktuar qysh në vitin 2012 dhe si i tillë duhet patjetër të përmbushet.

“Kriteri i Demarkacionit është vendosur qysh në vitin 2012, në fillim të procesit të liberalizimit të vizave, në kuadër të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, për çka ne jemi pajtuar me këtë udhërrëfyes dhe si i tillë duhet të përmbushet”, ka deklaruar ai. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori