LAJMI I FUNDIT:

Ja sa miliona humbin ndërmarrjen publike nga falja e borxheve

Ja sa miliona humbin ndërmarrjen publike nga falja e borxheve

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka shpjeguar se si do të falen borxhe publike pas miratimit të ligjit përkatës në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mërkurën. Në borxhet që do të falën janë rreth 148 milionë borxh ndaj ATK-së, rreth 6 milionë borxh ndaj Doganës së Kosovës, rreth 57 milionë borxh ndaj tatimit në pronë dhe rreth 465 milionë borxh ndaj ndërmarrjeve publike, deri sa shuam totale e faljes shkon në 680 milionë euro.

Sipas tij, me anë të këtij ligji përcaktohen kriteret për faljen e borxheve.
“Pas miratimit të rekomandimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komisioni Ministror dhe grupi jo formal i kryesuar nga Ministria e Financave ka hartuar Projektligjin për Faljen e Borxheve Publike, me anë të cilit përcaktohen kriteret dhe procedurat për faljen e borxheve publike për personat fizik dhe juridik”, ka bërë të ditur ministri i Financave Avdullah Hoti në mbledhjen e rregull të Qeverisë së Republikës së Kosovës.


Sipas tij, ai tha se falja e borxheve do të përfshijë. “Sipas këtij ligji, do të falet borxhi publik – çdo shumë e papaguar e borxhit, përfshirë ndëshkimet, gjobat, interesin si dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryegjësë së borxhit, sipas gjendjes me datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, që kanë qenë obligim për pagesë i personave ndaj Institucioneve Shtetërore në emër të obligimeve tatimore, doganore dhe tatimit në pronë, si dhe të gjitha obligimeve tjera financiare ndaj Ndërmarrjeve Publike që ofrojnë shërbime publike, në emër të shërbimeve të ofruara, për qytetarët në Republikën e Kosovës deri me datë 31 dhjetor 2008”, tha ministri Hoti, raporton Telegrafi .

Ai bëri të ditur se “Sipas vlerësimeve të institucioneve gjegjëse, shuma e borxhit që do të falet vlerësohet të jetë rreth 680 milionë euro; rreth 148 milion borxh ndaj ATK-së, rreth 6 milion borxh ndaj Doganës së Kosovës, rreth 57 milionë borxh ndaj tatimit në pronë dhe rreth 465 milionë borxh ndaj ndërmarrjeve publike.

“Sipas vlerësimeve të institucioneve që kanë marrë pjesë në hartomini e këtij ligji, nga ky ligj kryesisht do të përfitojnë personat fizik të cilët kanë paqëndrueshmëri në mirëqenën e tyre sociale. Kështu që, kjo do t’i shërbejë prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e mirëqenies sociale. Në anën tjetër, falja e borxheve sipas këtij ligji do të krijojë një momentum të ri që do t’i shërbejë për ngritjen e disiplinës së përgjithshme të personave fizik dhe juridik në Republikën e Kosovës karshi obligimeve tyre publike” shtoi ministri Hoti . /Telegrafi/