LAJMI I FUNDIT:

Ja sa e njohin historinë të rinjtë në Maqedoni

Ja sa e njohin historinë të rinjtë në Maqedoni

Është mendim gati i përgjithësuar sipas të cilit të rinjtë e kohës aktuale nuk e kanë interesimin e njëjtë për historinë kombëtare siç ishte rasti me gjeneratat e mëhershme.

Në lidhje me këtë temë, u pyet ish Prorektorin për arsim të UT-së Fehari Ramadanin – ligjërues në katedrën e Historisë të Fakultetit Filozofik.

“Mendoj se në krahasim me periudhën e para viteve 90-të të shekullit të kaluar, interesimi i të rinjëve të sotëm për mësimin e historinë kombëtare ka rënë. Duket pak e pabesueshme e dhëna se në kohën kur historia kombëtare ishte e ndaluar nga sistemi monist, të rinjtë ishin më të interesuar për të njohur atë, kurse sot kur mësimi i historisë së kombit nuk pengohet me asgjë, interesimi është shumë më i vogël”.

Ramadani foli edhe për shkaqet e mundshme të humbjes së interesimit te të rinjtë për të kaluarën historike, të cilën e lidh me tekstet plot defekte të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët karakterizohen nga përmbajtjet e falsifikuara. Ai thekson se te të rinjtë të cilët përcaktohen për ta studiuar historinë, vërehet një prirje e përgjithshme për t’i parë gjërat me syrin kritik.

“Ndodh shpesh që për historinë kombëtare ata të lexojnë edhe vepra të autorëve të huaj dhe pastaj bëjnë vlerësime të drejta”, tha profesori.

Po për këtë temë, i riu Egzon Disha, tha:

“Mendoj se më e përhapur dhe më e njohur është historia e transmetuar gojarisht se sa ajo fiktive apo e shkruar. Kjo është kështu si rezultat i mosleximit, që ka për efekt deformimin e fakteve dhe vet ngjarjes së caktuar historike nga ana e historianëve marioneta”.

Jetmir Latifi, mendon se shumica e rinisë sonë nuk kanë njohuri për historinë e vërtetë dhe se janë të informuar gabimisht, sepse kanë informata nga librat që janë përgatitur nga kuzhinat sllave.

“Fatkeqësisht, të rinjtë shqiptarë e dinë historinë e Pablo Escobarit, Cosa Nostrës e Al Pacinos, po jo edhe historinë e lavdishme të të parëve të tyre”, tha Latifi për Portalb.

Për Alban Mehmetin të rinjtë shqiptarë nuk janë të interesuar për të lexuar historinë e tyre dhe rrjedhimisht si fakte të pakontestueshme i marrin informatat e dëgjuara prej të tjerëve, që nuk e kanë peshën e duhur.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Kronika e Zezë
Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Lajme
Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Kalo në kategori