LAJMI I FUNDIT:

Ja s çfarë u diskutua sonte në “Click Plus” në temën “A na pret një verë e nxehtë politike”

Ja s çfarë u diskutua sonte në “Click Plus” në temën “A na pret një verë e nxehtë politike”

Sonte në emisionin “Click Plus” të TV21, kanë debatuar Rafiz Aliti nga BDI, Azem Sadiku nga PDSH, përballë analistëve Ismte Ramadani dhe Albert Musliu, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ismet Ramadani: Opozita dëshiron vazhdimin e procedimit të lëndëve të PSP


Meqë jemi në një gjendje kaotike të funksionimit të institucioneve, mund të thuhet se këtu kanë gjet vend edhe kërcënimet dhe ultimatumet, dhe në situatë të këtillë lideri i opozitës dëshiron të sigurohet se proceset gjyqësore ndaj atyre që e kanë shkelur ligjin do të vazhdojnë dhe nuk do ti bëhen pengesa PSP. Ajo për këtë ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtar dhe nga shoqëria qytetare e cila gjithnjë e më tepër faktorizohet, ka thënë Ismet Ramadani.

Rafiz Aliti: Jemi një nga fajtorët për ngecjen e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit së bashku me ndërkombëtarët dhe partitë maqedonase

Ai ka thënë se BDI gjithsesi ka pasur debat brenda partiak për ngecjet e zbatimit në MKO, dhe mbeten në qëndrimin se kjo Marrëveshje duhet të respektohet dhe zbatohet, për të arritur barazinë e plotë midis qytetarëve të Maqedonisë. Në bisedimet e radhës vend kyç duhet të ketë respektimi i Kushtetutës dhe MKO, të gjenden mekanizmat për zbatimin e saj të tërësishëm. Fajin kryesor për moszbatimin e plotë MKO ai e sheh te mospasja e vullnetit politik dhe obstruksionet nga pala maqedonase.

Sipas tij kriza politike në Maqedoni ka filluar që në vitin 2006, kur PDSH pa i fituar zgjedhjet është bërë partner në Qeverinë e Maqedonisë.

Azem Sadiku: PDSH gjithnjë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve

PDSH ka hy në një tryezë të tillë bisedimesh me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare, dhe me të vetmin qëllim mbrojtjen e interesave shqiptare, dhe vënien në tryezë të bisedimeve kërkesat shqiptare siç është vendimmarrja me konsensus. Për Marrëveshjen e Ohrit ai shprehet se ajo ka qenë e afatizuar dhe se këto afate moti kanë skaduar, “është e kotë që të fitet për këtë” ka thënë ai. Ai ka shprehur mendimin se BDI gjithnjë e ka falsifikuar vullnetin e popullit, të cilën e dëshmojnë edhe rastet e hapura nga PSP për keqpërdorimin e procesit zgjedhor, në të cilët rast dyshohen anëtarë të BDI, për falsifikimin e procesverbaleve zgjedhore.

Armend Musliu: Ka pjesë të mira dhe të këqija të MKO, nuk duhet të përgjithësohen gjërat

Është bërë një rishikim i mirë i MKO dhe janë zbuluar të gjithë defektet e zbatimit të MKO. Është momenti i fundit që këto defekte të vendosen në tryezën e bisedimeve me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtar. Ne nuk mund ti ikim realitetit në të cilën gjendemi. Mua më shqetësojnë dy çështje, jemi në një moment kur qeveria aktuale ka hy në fazë të regjimit dhe e dyta huamarrja pa kufi nga ana e qeverisë për të cilën edhe ju keni përgjegjësi, duhet të uleni me partnerin tuaj qeverisës dhe ti zgjidhni këto çështje.

Për mua është gabim i madh rikthimi i qeverisë, dhe jam për një format të ri qeverisës, ka thënë Musliu. Defektet e sistemit duhet po ashtu të vendosen në tavolinë të bisedimeve dhe të bisedohen edhe obstruksionet që u bëhen palës shqiptare dhe ato të jenë të pa anash kalueshme por të vendosen si prioritet parësor, mendon Musliu./Telegrafi/