Tim Cook, 57 vjeç, dha një fjalim mbi rëndësinë e privatësisë – dhe se si të dhënat tona mund të jenë duke u përdorur kundër nesh – në një konferencë në Bruksel javën e kaluar.
Dhe paralajmërimet e tij – në kohën e skandaleve të njohur të të dhënave si Facebook-Cambridge Analytica – janë shumë, shumë të qarta.
“Platformat dhe algoritmet që premtonin të përmirësojnë jetën tonë mund të lartësojnë tendencat tona më të këqija njerëzore,” tha Cook. “Aktorët mashtrues dhe madje edhe qeveritë kanë përfituar nga besimi i përdoruesit për të thelluar ndarjet, nxitur dhunën, dhe madje edhe të dëmtojnë ndjenjën tonë të përbashkët të asaj që është e vërtetë dhe e asaj që është e gënjeshtër.
“Informacioni ynë, nga përditshmëria në thellësisht personale, po armatoset kundër nesh me efikasitet ushtarak.”
Cook, i cili në vitin 2014 u bë shefi i parë ekzekutiv i një kompanije në listën Fortune 500 për të dalë publikisht si homoseksual, vazhdoi: “Çdo ditë, miliarda dollarë ndryshojnë duart dhe vendimet e panumërta bëhen në bazë të pëlqimeve dhe mos-pëlqimeve tona, miqtë tanë, familjet, marrëdhëniet dhe bisedat tona, dëshirat dhe frikërat tona, shpresat dhe ëndrrat tona.”
“Këto mbetje të të dhënave, secila pamjaftueshmërisht e dëmshme në vetvete, janë mbledhur, sintetizuar, tregtuar dhe shitur me kujdes.
“Duke shkuar në ekstremin e tij, ky proces krijon një profil të qëndrueshëm dixhital dhe i lejon kompanitë të ju njohin më mirë se ju mund ta njihni veten. Profili juaj pastaj drejtohet përmes algoritmeve që mund të shërbejnë përmbajtje gjithnjë e më ekstreme.”
“Ne nuk duhet të mbyllim sytë për pasojat. Kjo është spiunazh. Dhe këto rezerva të të dhënave personale shërbejnë vetëm për të pasuruar kompanitë që i mbledhin ato. ”
Ju mund të argumentoni se është ironike që CEO i Apple, i cili ka asete të përgjithshme me vlerë 375 miliardë dollarë, po paralajmëron për kompanitë që pasurojnë veten e tyre, por është së paku një hap i mirë i parë që të ketë një figurë të tillë të profilit të lartë të teknologjisë që hedh vështrimin në privatësinë e konsumatorit.
Ju mund ta dëgjoni fjalimin e plotë në videon vijuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Microsoft më në fund po shton opsionin e ri të verifikimi për llogaritë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social
CEO i Amazon theu ligjin amerikan me komentet e tij kundër sindikatave
Sa kushton telefoni i mençur Samsung Galaxy S22, S22+ dhe S22 Ultra
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'