Partia e re social-demokrate e Maqedonisë (PRSD) dhe Partia Liberal-Demokrate e Maqedonisë (PLD) kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të kryetarit ivanov për ndërprerjen e procedurave gjyqësore ndaj politikanëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

PRSD thotë se me amnestinë e krimit të organizuar, Ivanovi i ka shkelur të gjitha atributet e një shteti demokratik dhe të drejtë dhe zyrtarisht e ka shpallur Maqedoninë si vend i mafias.

Nga ana tjetër PLD-ja thotë se vendimi i Ivanovit është kundër shtetit dhe kundër kushtetues, pasi që falen kriminelët dhe diktatura e pushtetit./Telegrafi/