LAJMI I FUNDIT:

Ja pse duhet fikur dritën kur pastroni dhëmbët tuaj

Ja pse duhet fikur dritën kur pastroni dhëmbët tuaj

A keni probleme me gjumin, vuani nga pagjumësia, zgjoheni gjatë natës dhe në mëngjes zgjoheni të lodhur dhe prapë keni nevojë për gjumë? Besoni ose jo, për këtë mund të fajësoni banjën tuaj.

Siç thekson shkencëtari nga Oxford-i, Russell Foster, banja tepër e ndriçuar mund të çrregullojë gjumin tonë. Prandaj, ai rekomandon që pastrimi i dhëmbëve dhe shkuarja në tualet të bëhet në errësirë.

Ky neurolog, i cili ka specializuar në studimin e bioritmit njerëzor, beson se ndriçimi artificial është fajtori kryesor në lidhje me çrregullimin e gjumit.


Njerëzit në mënyrë intuitive dinë se në mbrëmje duhet të thithin dritën, dhe në dhomat e ditës dhe dhoma gjumi në qoshet vënë llambat për të ndriçuar sado pak hapësirën. Megjithatë, kur në kohën e gjumit shkojnë të pastrojnë dhëmbët dhe të bëjnë disa gjëra të tjera, ata hyjnë në banjë, të cilat janë të ndriçuara më shpesh me dritat e ndritshme apo edhe llamba neoni të integruara pranë pasqyrës, transmeton Telegrafi.

Çdo ditë bëni këtë gabim derisa i lani dhëmbët, prandaj ju bëhen të verdhë!
Lexo po ashtu Çdo ditë bëni këtë gabim derisa i lani dhëmbët, prandaj ju bëhen të verdhë!

Ky lloj i dritës na zgjon dhe alarmon trupin tonë, kështu që nuk është çudi që, kur më në fund të shtrihemi në shtrat, gjumi zhduket. Prandaj, në banjo duhet vendosur ndriçim të veçantë të zbehtë për natën, thotë profesori.

Gjithashtu, Foster sugjeron për të gjithë ne gjatë ditës, madje edhe ditëve të ftohta, të përpiqemi për të kapur sa më shumë ditë.

Ai kundërshton ndriçimin artificial në zyra dhe shtëpi, të cilat shpesh qëndrojnë të ndezura tërë ditën dhe natën. Për më tepër, duhet të kuptohet se poqet elektrike janë shpikje që njerëzimi i përdor për 150 vjet, kurse pyetja është se si drita artificiale ka një ndikim në gjenet tona. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori