LAJMI I FUNDIT:

BE-ja miraton pakon e katërt të sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë – ndalohet importi i çelikut, hekurit dhe makinave

BE-ja miraton pakon e katërt të sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë – ndalohet importi i çelikut, hekurit dhe makinave

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që të shtojnë sanksionet kundër Rusisë pas agresionit ushtarak në Ukrainë.

Siç njofton presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, këto sanksione do ta “gjymtojnë” regjimin e Vladimir Putinit.


“E mirëpres miratimin e shpejtë nga shtetet anëtare të BE-së të paketës së katërt të sanksioneve kundër Rusisë. Kjo do ta gjymtojë më tej Vladimir Putinin, për financuar këtë agresion të pajustifikuar. BE dhe partnerët e saj do të vazhdojnë presionin mbi Kremlinin derisa të ndalojë pushtimin e Ukrainës”, ka njoftuar ajo.

Diplomatët evropian kanë thënë se sanksionet do të përfshinin një ndalim të importit të çelikut dhe hekurit rus, ndalim të eksportit të mallrave luksoze duke përfshirë makina me vlerë prej 50 mijë euro dhe një ndalim të investimeve në kompanitë e naftës dhe sektorin e energjisë.

Gjithashtu sanksionet do të bllokojnë qasjen e Rusisë në financimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore. /Telegrafi/