LAJMI I FUNDIT:

UP-ja merr vendim që procesi mësimor të fillojë fizikisht më 15 tetor

UP-ja merr vendim që procesi mësimor të fillojë fizikisht më 15 tetor

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur sot, më 30 shtator 2021, me rekomandim të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike, ka marrë vendim që si pasojë e pezullimit dyjavor të aktiviteteve mësimore, procesi mësimor – ligjëratat të fillojnë më 15 tetor 2021, me prezencë fizike.

Reklama

Procesi mësimor, respektivisht ligjëratat, do të zhvillohen duke respektuar udhëzuesit përkatës, me kusht që numri i studentëve në një klasë të mundësojë në mënyrë rigoroze mbajtjen e distancës prej 1.5 metra në mes të personave.

Në rastet e caktuara dhe për të respektuar distancën prej 1.5 metra, ligjëratat do të organizohen në dy grupe të studentëve: Orët e mësimit në dy grupe – ora e parë 40 minuta grupi i parë i studentëve; ora e dytë 40 minuta grupi i dytë i studentëve. Në mes të dy orëve do të mundësohen 10 minuta për ndërrimin e studentëve.

Në raste tjera dhe varësisht edhe vendimeve të qeverisë, do të mundësohen edhe orët hibride dhe online.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Policia dhe KFOR-i në veri janë kufiri ndërmjet ekstremistëve të dhunshëm dhe institucioneve paqësore

Kurti: Policia dhe KFOR-i në veri janë kufiri ndërmjet ekstremistëve të dhunshëm dhe institucioneve paqësore

Lajme
Hovenier: SHBA-ja i ka dy kërkesa për Kosovën

Hovenier: SHBA-ja i ka dy kërkesa për Kosovën

Komunat
Musliu: Shoferi i Igor Simiqit ishte protestuesi i dhunshëm që qëllonte me shkop policor ushtarët e KFOR-it

Musliu: Shoferi i Igor Simiqit ishte protestuesi i dhunshëm që qëllonte me shkop policor ushtarët e KFOR-it

Siguri
“Po ia rrëzon Kosovës aleancat me botën demokratike”, Haradinaj: Kurti të japë dorëheqje menjëherë

“Po ia rrëzon Kosovës aleancat me botën demokratike”, Haradinaj: Kurti të japë dorëheqje menjëherë

Lajme
Situata në veri, NATO dërgon edhe 700 ushtarë në Kosovë

Situata në veri, NATO dërgon edhe 700 ushtarë në Kosovë

Siguri
Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në

Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në "Defender 23", pasoja e parë për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori