Komisioni Evropian dëshiron t’i klasifikojë investimet në termocentralet bërthamore dhe ato të gazit si ekologjike. Kusht është që sistemet të përmbushin standardet më të fundit teknike. Politikanët e gjelbër indinjohen.
BE-ja do që gazi dhe energjia bërthamore të klasifikohet nën kushte të caktuara si energji ekologjike. Në një Projekt-rregullore të Komisionit Evropian, e cila sapo u bë publike shkruhet se, “duhet pranuar se sektorët që punojnë me lëndë fosile si gazi dhe energjia bërthamore mund të kontribuojnë për dekarbonizimin e ekonomisë së Bashkimit Evropian”.
Sipas Projekt-rregullores investimet në centrale të reja bërthamore duhet të klasifikohen si të gjelbra, nëse termocentralet plotësojnë standardet më të fundit teknike. Një kusht tjetër është që objektet e reja bërthamore të marrin leje ndërtimi deri në vitin 2045.
Komisioni i BE-së do që ketë dy forma energjie të përfshihen krahas teknologjive pa emetime dyoksidi karboni, si energjia e prodhuar nga era dhe dielli, në të ashtuquajturën taksonomi, e cila shërben si orientim për tregjet financiare, se cilat investime mbrojnë klimën dhe mjedisin.
Zemërim te politikanët e gjelbër
Projekt-rregullorja e re nga Brukseli u prit me zemërim nga politikanët e gjelbër dhe kundërshtarët e energjisë bërthamore, që ende janë duke festuar mbylljen në ditën e fundit të vitit që sapo lamë pas të tre termocentraleve bërthamorë në Gjermani.
Gjermania është kundër përfshirjes së energjisë bërthamore në taksonomi, por e konsideron prodhimin e energjisë elektrike nga gazi si një teknologji të nevojshme tranzicioni drejt neutralitetit klimatik. Kurse për vende si Franca energjia bërthamore është një teknologji kyçe për një ekonomi pa CO2.
Dy javë konsultime
Procesi i konsultimeve mes vendet anëtare të BE-së pritet të zgjasë rreth dy javë. Në mes të janarit Komisioni do të paraqesë më pas propozimin përfundimtar, i cili mund të ndryshojë nga propozimi i tanishëm.
Zbatimi i tij mund të parandalohet vetëm nëse një shumicë e cilësuar shtetesh anëtare e kundërshtojnë atë. Sipas kësaj e nevojshme është që të jenë të një mendjeje të paktën 15 vende të BE-së, të cilat përfaqësojnë të paktën 65 për qind të popullsisë së përgjithshme të BE-së. /Deutsche Welle/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit