LAJMI I FUNDIT:

BE-ja dëshiron të blejë edhe 100 milionë doza të vaksinës së Pfizer

BE-ja dëshiron të blejë edhe 100 milionë doza të vaksinës së Pfizer

Qeveritë evropiane po përpiqen të përshpejtojnë imunizimin e popullsisë dhe Bashkimi Evropian është në bisedime me Pfizer dhe BioNTech për porositjen e 50 deri në 100 milionë dozave shtesë të vaksinës së tyre.

BE-ja, e cila ka një popullsi prej 450 milionë banorësh, tashmë ka porositur 200 milionë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech dhe ka mundësinë për të blerë 100 milionë të tjerë, sipas një kontrate të nënshkruar me ato kompani në muajin nëntor. Çdo person i vaksinuar duhet të marrë dy doza të vaksinës.


Burimet thonë se BE-ja po kërkon të blejë 50 deri në 100 milionë doza shtesë nga këto kompani. Doza të reja mund të dorëzohen në tremujorin e tretë të vitit, thanë dy burime, raporton swissinfo.ch.

Një burim, megjithatë, shtoi se dërgesat mund të vinin në tremujorin e katërt dhe mund të kishin të njëjtin çmim për dozë siç ishte rënë dakord në kontratën ekzistuese.

Në atë kontratë, Bashkimi Evropian ra dakord të paguante 15.5 euro për dozë, sipas një dokumenti të BE-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori