LAJMI I FUNDIT:

Ja çka do të kërkojnë sot shoqatat e dala nga lufta

Ja çka do të kërkojnë sot shoqatat e dala nga lufta

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së sot do ta paraqesin kërkesën e tyre Kuvendit dhe Qeverisë, në mënyrë që 5 maji të jetë datë zyrtare për shënimin e Ditës së dëshmorëve të kombit.

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së, njoftojnë se arsyetimi bashkë me kërkesën do të bëhen publike në konferencën për media, e cila do të mbahet në lokalet e Institutit Albanologjik të Prishtinës, duke filluar nga ora 12:00.