Grindesh, ngre zëri, ofendohesh dhe rri pa folur për disa ditë, ose muaj. Në shumë vite martesë mund të ndodhë që të kesh përplasje të vazhdueshme me partnerin. Po çfarë efekti kanë në shëndetin tonë, sidomos nëse zgjasin në kohë?
Një studim, i publikuar në revistën “Emotion”, është munduar ta zbulojë.
Çiftet që kanë marrë pjesë, janë vëzhguar për 20 vite: më aktivët gjatë grindjeve kanë raportuar probleme me zemrën dhe tensionin, kurse ata që i fshihnin ndjenjat, kanë shfaqur probleme me muskulaturën dhe kockat, dhembje shpine dhe koke.
Shkencëtarët e Northwestern University kanë ndjekur 156 çifte që vinin nga e njëjta zonë San Francisco-s për 20 vjet, duke nisur nga viti 1989.
Katër herë, gjatë vëzhgimit, janë testuar në laborator nga kërkuesit dhe u janë përgjigjur disa pyetjeve mbi ecurinë e marrëdhënies së tyre.
Gjatë diskutimeve, një kamera i xhironte, për të regjistruar emocionet si inatin, shqetësimin, ankthin.
Pasi mblodhën të dhëna edhe për gjendjen shëndetësore, studiuesit dolën në përfundimin që nëse burrat nevrikoseshin shpesh, 80 për qind kishin probleme kardiovaskulare dhe nëse e mbanin gjithë inatin brenda, 40 për qind raportonin probleme me kockat. Ndërsa për gratë nuk u vë re i njëjti raport mes emocioneve dhe simptomave.
Edhe pse studimi është bërë për një kohë të gjatë, nuk ka asnjë provë të sigurt që vërteton që ato sëmundje janë zhvilluar detyrimisht nga konfliktet me partnerin: kjo është një hipotezë, por nuk është e vetmja.
Mund të interpretohet edhe në të kundërt: kush ka këto probleme shëndetësore, mund të jetë më i prirur për t’u nevrikosur.
Megjithatë, studimi tregon që marrëdhënia me personin që zgjedhim të ndajmë jetën, ka një ndikim të fortë në shëndetin tonë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Madhësia mesatare e penisit: A e keni penisin të madhësisë normale?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre