LAJMI I FUNDIT:

Izraelitët bombardojnë spitalin në Gazë, ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se 500 persona janë vrarë

Izraelitët bombardojnë spitalin në Gazë, ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se 500 persona janë vrarë

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se numri i të vrarëve nga sulmet ajrore izraelite në spitalin al-Ahli në Gaza, ka shkuar në 500.

Fillimisht ishte raportuar për 200 deri në 300 të vrarë në sulmin mbi spitalin e palestinezëve në Gaza, ndërsa tani këto shifra kanë ndryshuar, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër, Izraeli ka urdhëruar civilët që të largohen nga qyteti i Gazës dhe të nisen drejt jugut, për shkak se pritet të fillojë një ofensivë nga toka.

Rrëfimi i palestinezes e cila nga sulmet ajrore izraelite në Gazë, humbi 16 anëtarë të familjes
Lexo po ashtu Rrëfimi i palestinezes e cila nga sulmet ajrore izraelite në Gazë, humbi 16 anëtarë të familjes

Fotografitë dhe videot e pasojave të sulmit ajror, tregojnë se në çfarë gjendje është ky qytet në Rripin e Gazës.

Aty shihen shumë civilë të mbuluar në gjak, të cilëve tentohet t’ju jepet ndihma e parë pas lëndimeve të marra gjatë sulmeve ajrore. /Telegrafi/