Izraeli ka goditur Libanin me raketa, në shkëmbimin më të rëndë të zjarrit që nga armëpushimi.
Më herët, raketa u hodhën nga Libani në Izrael, për herë të dytë që nga dhjetori, duke shkaktuar shqetësime nëse armëpushimi i brishtë me grupin militant libanez Hezbollah do të zbatohej.
Izraeli kishte deklaruar se do t’i përgjigjej “rreptësisht” sulmit nga Libani.
Bëhet e ditur se Hezbollahu filloi lëshimin e raketave dhe dronëve drejt Izraelit ditën pasi sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 nga Gaza ndezi luftën atje, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Konflikti Izrael-Hezbollah u shndërrua në një luftë gjithëpërfshirëse në shtator, pasi Izraeli kreu valë masive sulmesh ajrore dhe vrau shumicën e udhëheqësve të lartë të grupit militant.
Luftimet vranë më shumë se 4,000 njerëz në Liban dhe shpërngulën rreth 60,000 izraelitë.
Sipas armëpushimit të arritur në nëntor, forcat izraelite supozohej të tërhiqeshin nga i gjithë territori libanez deri në fund të janarit.
Afati u zgjat më pas deri më 18 shkurt me marrëveshje ndërmjet Libanit dhe Izraelit.
Por që atëherë, Izraeli ka qëndruar në pesë lokacione në Liban, përballë komuniteteve në Izraelin verior, dhe ka kryer dhjetëra sulme ajrore në Libanin jugor dhe lindor.
Raportohet se Libani i ka bërë thirrje OKB-së që të bëjë presion ndaj Izraelit që të tërhiqet plotësisht nga vendi.
Ndryshe, Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban, e njohur si UNIFIL, tha se ishte e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i dhunës dhe u kërkoi të gjitha palëve të shmangin rrezikimin e përparimit të bërë, duke thënë se përshkallëzimi i mëtejshëm mund të ketë pasoja të rënda për rajonin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zyrtarët amerikanë ndanë aksidentalisht planet e ‘luftës’ me Houthi në rrjete sociale, vjen reagimi i Trumpit

Vuçiq gjatë takimit me Sorensen thotë se Asociacioni është parakusht për fillimin e normalizimit të marrëdhënieve

Ndryshues i lojës së luftës ajrore, Suedia do t’ia dorëzojë Ukrainës aeroplanin e parë AEW&C

Dodik largohet nga Bosnja e Hercegovina, policia kufitare po heton sesi i kërkuari u largua nga vendi

Ndryshues i lojës së luftës ajrore, Suedia do t’ia dorëzojë Ukrainës aeroplanin e parë AEW&C

Para dhe pas qëndrimit në burg të Rusisë, ushtari ukrainas humb 40 kilogramë nga trajtimi çnjerëzor që i është bërë

E ardhmja e Waltz në dyshim pas rrjedhjes aksidentale të planit të luftës

Zelensky zbulon arsyen që shkaktoi përplasjen me Trump në Zyrën Ovale

Shpjegimi prapa spirales misterioze që u shfaq në vende të ndryshme të botës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

“Kur të dalë nga shtëpia do të zhdukem nga ti” - Egli Tako i kërkon llogari Gjestit për deklaratën e fortë

Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Qytetarët e Kroacisë raportojnë për spirale të çuditshme në qiell

Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për krimet në Kosovë

Pesë gjëra që duhen ditur për bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë

Mushkolaj: LDK-ja e vendosur për opozitë, koalicioni LVV-PDK mbetet për t'u parë