LAJMI I FUNDIT:

Izraeli si edhe më parë, s’e ka ndërmend ta njoh Kosovën

Izraeli si edhe më parë, s’e ka ndërmend ta njoh Kosovën

Ambasadori izraelit në Serbi, Yossef Levy, në përfundim të mandatit të tij pesëvjeçar në Beograd, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ku ndër të tjera është përmendur edhe Kosova.

Thaçi: Shumë gjëra na bashkojnë me Izraelin
Lexo po ashtu Thaçi: Shumë gjëra na bashkojnë me Izraelin

Sipas agjencisë FoNet, Levy ka thënë se Izraeli nuk do të lëvizë nga qëndrimi i saj që mos ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, në përputhje me atë që i është thënë presidentit Tomisllav Nikoliq gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael, gjatë majit të vitit 2013, transmeton Koha.net.

Mustafa: Kosova e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Izraelin
Lexo po ashtu Mustafa: Kosova e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Izraelin

Po i njëjti ambasador më 1 prill 2015 pati takuar atëherë kryeministrin Isa Mustafa, ish-kryediplomatin, e sot presidentin, Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli. Pas atij takimi, ish-kryediplomati Thaçi kishte shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “shumë gjëra na bashkojnë sa i përket historisë, kulturës dhe orientimeve strategjike politike dhe shpresojmë se nuk do të kalojë shumë kur kjo marrëdhënie do të formalizohet edhe me njohje nga Jerusalemi”.

Veseli: Izraeli të lëvizë drejt njohjes së Kosovës
Lexo po ashtu Veseli: Izraeli të lëvizë drejt njohjes së Kosovës

Ndërsa, në takim me Mustafën, sipas komunikimit zyrtar nga Kryeministria, nuk ishte diskutuar fare njohja e Kosovës nga Izraeli.

Pse Izraeli nuk e ka njohur Kosovën? Flet ambasadori izraelit në Serbi!
Lexo po ashtu Pse Izraeli nuk e ka njohur Kosovën? Flet ambasadori izraelit në Serbi!

Levy gjithashtu, ishte takuar edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli, ku ishte thënë se njohja e Kosovës nuk do të kishte pasoja për Izraelin.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori