LAJMI I FUNDIT:

Izraeli ofron dozën e tretë të vaksinës për të rriturit në rrezik

Izraeli ofron dozën e tretë të vaksinës për të rriturit në rrezik

Izraeli tha të dielën se do të fillojë të ofrojë dozën e tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër coronavirusit, për të rriturit me sistem të dobët imunitar.

Përhapja e shpejtë e variantit Delta të coronavirusit ka rritur rastet në Izrael gjatë muajit të kaluar, nga numra njëshifrorë në rreth 450 në ditë.


Ministri i Shëndetësisë i Izraelit, Nitzan Horowitz, tha se të rriturit me sistem të dobët imunitar, që kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, mund të marrin edhe dozën e tretë përforcuese.

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech – furnizueset kryesore të Izraelit me vaksina – thanë të enjten se do të kërkojnë nga rregullatorët shëndetësorë në SHBA dhe Evropë që të autorizojnë dozën e tretë përforcuese.

Dy kompanitë përmendën një rrezik në rritje të infeksionit gjashtë muaj pas imunizimit me dy doza.

Edhe pse shkaktuan kritika nga disa shkencëtarë dhe zyrtarë, ato nuk i ndanë të dhënat që tregojnë për atë rrezik, por thanë se së shpejti do të bëhen publike.

“Ne jemi duke e shqyrtuar këtë çështje dhe ende nuk kemi përgjigje përfundimtare”, tha Horowitz.

“Në çdo rast, ne po administrojmë tani dozën e tretë për njerëzit që vuajnë nga mungesa e imunitetit”, shtoi ai.

Rreth 5.7 milionë njerëz nga popullsia 9.3-milionëshe e Izraelit kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Sipas autoriteteve shëndetësore atje, rreth gjysma e 46 pacientëve që janë në gjendje të rëndë dhe të hospitalizuar në Izrael, janë të vaksinuar.

Shumica e tyre thuhet se janë nga grupet e rrezikut.

Udhëheqësi i Departamentit të Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë në Izrael, Sharon Alroy-Preis, tha se autoritetet nuk do të nxitojnë për t’i dhënë doza përforcuese publikut të gjerë. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Kalo në kategori