LAJMI I FUNDIT:

Izmi Zeka i PDK-së: Së pari Demarkacioni e Ushtria, pastaj zgjedhjet

Izmi Zeka i PDK-së: Së pari Demarkacioni e Ushtria, pastaj zgjedhjet

Izmi Zeka, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe zëvëndësministër në qeverinë Mustafa, ka thënë se së pari duhet të zgjidhet çështja e demarkacionit dhe Ushtrisë së Kosovës e pastaj të diskutohet për zgjedhje.

“Kohëve të fundit po diskutohet  shumë rreth zgjedhjeve parlamentare gjë që mendoj se së pari duhet të zgjidhet çështja e demarkacionit dhe  Ushtrisë së Kosovës e pastaj të diskutohet për zgjedhje. Vlerësoj  se ky koalicion është bërë me marrëveshje  dhe si i tillë me një konsensus edhe politik e në veçanti me partnerët  e koalicionit mund edhe të prishet”, ka deklaruar Zeka për Indeksonline.


Por, për të ardh deri aty, sipas Zekës, duhet të analizohen shkaqet  dhe performanca e qeverisë e pastaj të ndërmerren hapa konkret.

“PDK në çfarëdo situate është e gatshme të hyjë në zgjedhje nëse vërtetë shihet se është interes i qytetarëve të Kosovës por asnjëherë për interesa individuale të kujtdo qofshin ato. Ne jemi parti shtetformuese dhe si e tillë respektojmë  partneritetin dhe marrëveshjet e bëra. Gjëra të momentit nuk preferojmë të bëjmë dhe ambiciet e njerëzve apo egot personale nuk e fusin PDK-në në lojëra emocionale  që shkaktojnë diverzitet në politikat shtetërore  dhe regres të vendit”, ka thënë ndër të tjera zv/ministri për Komunitete dhe Kthim nga PDK, Izmi Zeka.

Vetëm me konsensus politik, ai thotë se, mund edhe të shkojmë në zgjedhje parlamentare e assesi pa një marrëveshje të tillë që e dëmton Kosovën dhe e futë në qorrsokak e pa zgjidhje.