LAJMI I FUNDIT:

Izmaku: Fotografitë që i bëra secilës kufomë të anëtarëve të familjes Jashari përfunduan në kampin e KFOR-it francez

Izmaku: Fotografitë që i bëra secilës kufomë të anëtarëve të familjes Jashari përfunduan në kampin e KFOR-it francez

Ish-deputetja dhe anëtarja e Lobit Rajonal, Xhevahire Izmaku, teksa ka folur mbi historinë e rënies së familjes Jashari, ka njoftuar se në atë kohë si një gazetare kishte shkrepur fotografi të kufomave të anëtarëve të familjes Jashari.

Në RTV Dukagjini, Izmaku ka thënë se të njëjtat fotografi kishin përfunduar në kampin e KFOR-it francez.


Ndonëse e dinte historinë, megjithatë Izmaku thotë se nuk ishte “e vetëdijshme” për rëndësinë e saj.

“Në vitin 1998 unë kam qenë pjesë e zyrës së Këshillit për Mbrojtje Lirive, dhe Të drejtave të Njeriut në komunën e Vushtrrisë. Në atë kohë isha gazetare… si pjesë e stafit kemi shkuar nga pjesa e Drenicës. Kemi shkuar në Prekaz, personalisht i kam parë kufomat e anëtarëve të familjes Jashari, i kam fotografuar secilin me radhë dhe ato fotografi kanë qenë në filmat e zi klasik që i kemi pasur në atë kohë”.

“Mosha ime ishte 26 vjeçe në atë kohë. Pas luftës pas 25 viteve, duke i kontrolluar testet si profesore e shoh një tekst shkrim akademik një test shumë të bukur të shkruar, e kam parë një emër Shaban Jashari, ishte trashëgimtari i Shaban Jasharit. E dija historinë por jo rëndësinë e ditës së sotme. Ato fotografi kanë përfunduar në kampin e KFOR-it francez”, u shpreh ajo.

Tahiri tregon për takimin me Adem Jasharin: Konkluzioni ishte “do të vazhdojmë luftën”
Lexo po ashtu Tahiri tregon për takimin me Adem Jasharin: Konkluzioni ishte “do të vazhdojmë luftën”

Derisa drejtoresha ekzekutive për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, ka thënë se brutaliteti ndaj familjes Jashari ka qenë moment historik, pasi ndërkombëtarët kishin rastin t’i shohin shumë qartë krimet e Serbisë.

Sipas Rushitit, pas këtij sulmi vëmendja ndërkombëtare u kthye kah Kosova.

“Brutaliteti ndaj kësaj familje për botën ndërkombëtare ka qenë momenti historik me e kthye vëmendjen edhe me pa qartë se si Serbia nuk kursen as fëmijët, as nënat, as të moshuarit, përfshirë edhe që kanë qenë të armatosurit si Adem Jashari dhe të tjerët në konfrontim me forcat serbe”, ka thënë Rushiti.

“Më ka rënë shumë shpesh ta vizitoj familjen Jashari, të vizitoja pas luftës me delegacione të shumta. Edhe për mua ishte një lloj befasie se në atë familje për tej që i shihnim varret e radhitura që pasqyron një dhimbje të madhe, dëgjohet muzika në sfond. Shumë nga ndërkombëtarët na pyetnin si është e mundur, ku është ajo forcë që e gjen kjo familje. Padyshim është forca e familjes Jashari, ata të cilët kishin mbetur gjallë, që të tregonin që ne krenohemi me krejt sakrificën që ka bërë kjo familje”, ka shtuar Rushiti.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori