Ish-kryenegociatorja dhe kryetarja e Lobit Rajonal, Edita Tahiri, ka rrëfyer për takimin dhe bisedën e parë që kishte pasur me Adem Jasharin, në odën e burrave në Prekaz.
Në RTV Dukagjini, Tahiri ka treguar për vizitën që i kishte bërë familjes Jashari bashkë me profesor Fehmi Aganin.
Në rrëfimin e saj, Tahiri thotë se pas takimit që pati fillimisht me gratë dhe fëmijët “e strukur e të frikësuar” pas sulmit të parë në familjen Jashari,
“Sulmi i parë në familjen Jashari ka ndodhur në janar 1998, atë mbrëmje me profesor Aganin kemi shkuar në Prekaz te familja Jashari, na doli përpara Shaban Shala, dikur ka qenë në LDK e pastaj njëri nga komandantët e UÇK-së. Unë hyra te gratë dhe të fëmijët kurse profesori të oda e burrave. Gjeta fëmijët e strukur se nata kishte qenë e rëndë, tepër të frikësuar, por çka më dha zemër se gratë kishin filluar përgatitjet për mëngjes që tregon se jeta vazhdon”.
Tahiri tregon se më pas shkoi edhe në odën ku qëndronin burrat e ku edhe takoi komandantin legjendar Adem Jasharin.
“Pastaj shkova te oda e burrave, aty për herë të parë e takova Adem Jasharin dhe vazhdoi procesi i përshkallëzimit të dhunës serbe. E para u vra familja në Likoshan, i zhdukën burrat, ajo ishte masakra e parë… për pak ditë na erdhi kjo flakë e madhe ku u vra komandanti legjendar por edhe e gjithë familja, është dhimbje krenare por dimensioni i vrasjes së zhdukjes së një familjeje ishte shumë i rëndë në kuptimin e jo vetëm pikëllimit por edhe ka mundur të na dekurajojë ndoshta edhe ky ka qenë qëllimi i serbëve por ne nuk u zmbrapsëm”, rrëfen Tahiri.
Ish-zyrtarja e asaj kohe e LDK-së, tregon në vija të trasha bisedat që kishin me Adem Jasharin.
“Përmbajtja kryesore ka qenë që situata ishte bërë serioze dhe para shpërthimit, ndërsa nuk ka pasur shumë debat, profesori [Fehmi Agani] ka folur, ka folur Adem Jashari, konkluzioni ka qenë do të vazhdojmë luftën. Kjo kështu ka qenë. Nuk dua të marr primatin kur e kemi pasur strategun e Lëvizjes profesorin në takim”, tha ajo.
Tahiri thekson se lufta, ëndrra për liri e pavarësi është bërë por me një çmim shumë të lartë.
“Shumë njerëz u vranë, luftuan, u vetëflijuan siç është sidomos rasti legjendar i familjes Jashari me ç’rast ra komandanti legjendar Adem Jashari dhe e gjithë familja, por ne e vazhduam luftën. Nuk u dorëzuam para pushtuesit serb dhe e realizuam ëndrrën e tyre dhe për sonte mund të them se Adem Jashari dhe familja Jashari por të gjithë të rënët janë gur themel i shtetit tonë të lirë të pavarur e sovran”, shtoi më tej ajo.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur