LAJMI I FUNDIT:

Izetbegoviç: Zoti ua ka dërguar Erdoganin, ndihmojeni

Izetbegoviç: Zoti ua ka dërguar Erdoganin, ndihmojeni

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç në fjalimin e tij në Kongresin e gjashtë të Unionit të Demokratëve Turq të Evropës (UETD) në Sarajevë, ku mysafir nderi është Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, tha se boshnjakët dhe turqit për një kohë të gjatë janë së bashku, dhe se shumë janë përpjekur për t’i ndarë nga besimi, identiteti dhe krenaria e tyre, por dështuan.

Të pranishmëve Izetbegoviç u tha se “Zoti ua ka dërguar Erdoğanin, të cilin duhet ndihmuar që të fitojë ana e drejtë”.

“Kam kënaqësi të shoh flamuj të përzier të Turqisë dhe BeH-së. Ne ishim së bashku për një kohë të gjatë dhe jetuam së bashku, luftuam së bashku. Për herë të fundit boshnjakët mbrojtën Turqinë në Çanakkala si atdheun e tyre”, tha Izetbegoviç, shkruan AnadolyAgency.

“Pasi historia na ka ndarë, fati ynë përsëri ishte i ngjashëm. Ata u përpoqën që turqit dhe boshnjakët t’i ndajnë nga feja e tyre, nga identitetit, nga krenaria e tyre, por siç thotë hadithi i Pejgamberit çdo 100 vjet Zoti dërgon një njeri të drejtë i cili do ta kthejë popullin në fe dhe kur e dërgon atë edhe e ndihmon dhe kur e ndihmon askush nuk mund ta mposhtë”, tha ai.

Izetbegoviç thekson se është e pabesueshme se si gjatë agresionit të fundit në Bosnjë e Hercegovinë, boshnjakët arritën të mbrohen.

“Ne boshnjakët e kishim Alija Izetbegoviç-in. Nuk mund të shpjegohet se si kemi arritur të mbrohemi. Kjo ishte e mundur vetëm me ndërhyrjen e Perëndisë dhe me vullnetin e tij. Sot nuk mund të shpjegoni se si Turqia arrin të mbajë këtë barrë dhe peshë të rëndë. Me kaq armiq brenda saj, në kufijtë e saj, me miliona refugjatë për të cilët kujdeset si për popullin e saj, Turqia jo vetëm që ballafaqohet me këtë, por edhe përparon. Sepse tani e keni njeriun që Perëndia ju ka dërguar, dhe emri i tij është Recep Tayyip Erdoğan. Kur Zoti ju dërgon një njeri të tillë, ju keni për detyrë ta ndihmoni, të jeni në anën e duhur, që të fitojë ana e drejtë. Nevojitet edhe pak që ana e drejtë të fitojë, këto janë votat tuaja të turqve nga Evropa. Qëndroni me udhëheqësin tuaj, jini me Turqinë, jini me fitore”, porositi Izetbegoviç.

Me rastin e Kongresit para dhe brenda sallës Olimpike “Juan Antonio Samaranch – Zetra“ kanë ardhur rreth 20 qytetarë nga vendet e Evropës Perëndimore. Në kongres marrin pjesë anëtarë nga Gjermania, Austria, Belgjika, BeH, Finlanda, Franca, Holanda, Britania e Madhe, Suedia, Zvicra, Italia, Hungaria, Maqedonia, Norvegjia dhe Çekia.

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori