LAJMI I FUNDIT:

Ivanovska: Nëse zgjidhet rasti ‘Haraçi’, do të rritet besimi i qytetarëve në institucione

Ivanovska: Nëse zgjidhet rasti ‘Haraçi’, do të rritet besimi i qytetarëve në institucione

Kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska thotë se “nëse zgjidhjet rasti ‘Haraçi’, do të përmirësohet perceptimi për korrupsionin në vend dhe do të rritet besimi i qytetarëve në institucione”.

Sipas Ivanovskës, edhe gjithçka të mos funksionojë në shtet dhe vetëm gjyqësia bën punën e vet, atëherë edhe perceptimi për korrupsionin do të jetë ndryshe. Ajo thotë se raste negative përherë ka pasur dhe do të ketë, por qëllimi është se si do të zgjidhen ato raste dhe cili është mesazhi që ju dërgohet të tjerëve në shoqëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Për fat të keq, na ndodhi rasti ‘Haraçi’ vitin e kaluar, ku shumë persona kontribuuan të përkeqësohet perceptimi për korrupsionin në shtetin tonë. Është mirë që po punohet në një rast të tillë, edhe më mirë është nëse përfundon, kështu njerëzit ta ndryshojnë perceptimin, dhe ta rrisin besimin në institucione”, tha Ivanovska.

Ajo tha se po shënojmë një farë progresi. Sipas saj, vjet ka qenë historik numri i ankesave në Komisioni Anti-korrupsion që tregon rritje të vetëdijes qytetare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori