LAJMI I FUNDIT:

Ivanoviq: Do të vazhdojmë punën aty ku ka mbetur

Ivanoviq: Do të vazhdojmë punën aty ku ka mbetur

Presidenti i Kosovës sot dekretoi 40 gjyqtarë dhe 13 prokurorë nga radhët e komunitetit serb.

Dekretimi i tyre u bë pa praninë e mediave ndërsa pasi që dolën gjyqtarët dhe prokurorët nuk kanë folur, përveç njërit.


Gjyqtari Miroslav Ivanoviq tha se sot nuk është asgjë e jashtëzakonshme përveç se po vazhdojnë punën aty ku ka mbetur.

“Ne jemi profesionistë që do të vazhdojmë aty ku ka mbetur puna. Ne jemi pjesë e grupit të caktuar që e di punën e vet andaj edhe ky betim është pjesë e kësaj, asgjë e veçantë. Kjo ditë është si çdo tjetër, nuk ndjej se po filloj diçka të re por thjesht jeta jonë profesionale po vazhdon aty ku ka mbetur. Shpresoj se s’do të ketë telashe rreth asaj se si dikush do ta përjetojë këtë ditë. Gjithçka është në rregull”, tha Ivanoviq.

Ndryshe, javën e kaluar dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve kishte dështuar pasi që ata nuk kanë ardhur te presidenti për ta dhënë betimin.

Në betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka marr pjesë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie. /KP/