LAJMI I FUNDIT:

Ivanov nga Stambolli: Nevojitet një qasje e re për parandalim dhe zgjidhje të krizave

Ivanov nga Stambolli: Nevojitet një qasje e re për parandalim dhe zgjidhje të krizave

“Agjenda për njerëzi” ka për qëllim tu jep fund vuajtjeve të miliona njerëzve. Republika e Maqedonisë fuqishëm e përkrah këtë agjendë dhe fton për udhëheqje të guximshme politike, ka porositur nga Stambolli, presidenti i Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai në fjalimin e tij ai ka theksuar që konfliktet po përhapen dhe thellohen më shpejtë se sa zgjidhen dhe mënjanohen.


“Zakonisht kemi diagnozë të vonuar me masa reaktive në vend të atyre parandaluese, vendime afatshkurta dhe të dhimbshme, në vend të zgjidhjeve afatgjate dhe pa dhimbje. Për këtë arsye nevojitet një qasje e re drejt parandalimit dhe zgjidhjeve paqësore.”

Në fjalimin e tij gjatë Samitit ndërkombëtar humanitar që mbahet sot në Stamboll, Gjorgje Ivanov po ashtu e ka përshëndetur vendimin e Kombeve të bashkuara për organizimin e këtij Samiti.

Presidenti Ivanov ka theksuar që Republika e Maqedonisë, si vend kandidat për anëtarësi në Bashkimin Evropian i bashkëngjitet deklaratës dhe pozitave të BE, sipas të cilës, nevojitet gjetja e zgjidhjeve politike për konfliktet aktuale, për menaxhimin me mosrespektimit dramatik të së drejtës ndërkombëtare humanitare, formimit të fondit të donatorëve për ndihmë të të goditurve nga konfliktet, si dhe shfrytëzimin e këtyre fondeve në mënyrë më racionale./Telegrafi/