LAJMI I FUNDIT:

IuteCredit në Prishtina Half Marathon me lojëra dhe shumë dhurata

IuteCredit në Prishtina Half Marathon me lojëra dhe shumë dhurata

IuteCredit edhe këtë vit është sponsor I Prishtina Half Marathon, e cila mbahet në Prishtinë dhe mbledh vrapues jo vetëm nga Kosova por nga vende të ndryshme të botës.

IuteCredit si sponsor i kësaj gare, është përkujdesur jo vetëm për sponsorizimin e garës, por edhe për të pranishmit që do të vijnë për të shikuar këtë event për së afërmi.

Prandaj nga sot, e deri ditën e Diele kur edhe mbahet gara, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, ju mund ta vizitoni këndin e IuteCredit, të luani lojëra të ndryshme, duke përfshirë edhe lojën më të popullarizuar të momentit “Ludo”.

Po ashtu, ditën e diel, ekipi i IuteCredit do të shpërndajë edhe dhurata të shumta për vizitorët. Ju do të mund të aplikoni online për kredi QATU PËR QATU, duke u asistuar nga ekipi i IuteCredit.

Prandaj, kaloni një vikend ndryshe kësaj radhe, eja shikoni garën për vrapim, më të madhen në Kosovë si dhe argëtohuni e përfitoni dhurata të ndryshme nga IuteCredit. /Telegrafi/

Artikull i sponsoruar