LAJMI I FUNDIT:

Iu dha lamtumira e fundit regjisorit Bekim Lumi

Iu dha lamtumira e fundit regjisorit Bekim Lumi
????????????????????????????????????

Sot (e martë) në varrezat e qytetit në Prishtinë, i është dhënë lamtumira e fundit regjisorit të njohur dhe profesorit të Arteve, Bekim Lumit.

Ai ndërroi jetë dje në moshën 52-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë së cilës nuk i bëri dot ballë.

Para ceremonisë së varrimit, janë bërë homazhe në nderit të të ndjerit, teksa është mbajtur edhe mbledhje komemorative.

Në mbledhje komemorative u luajt një pjesë nga shfaqja e tij e fundit me emrin “Arturo Ui” të cilën e realizoi më 14 qershor në 20 vjetorin e krijimtarisë së tij artistike.

Pamje nga shfaqja “Arturo Ui”, e cila u interpretua në nder dhe kujtim të të ndjerit, Bekim Lumi

Në varrimin e të ndjerit u panë të pranishëm emra të shumtë nga fusha e artit dhe politikës.

Motra e të ndjerit, Drita Lumi, ishte ajo e cila bëri një falënderim për gjithë të pranishmit që kujtuan veprën e tij, dhe i qëndruan pranë deri në ditët e të fundit.

Mirënjohje për punën dhe veprën e tij shprehën edhe kolegët e tij dhe vet i pari i Prishtinës, kryetari Shpend Ahmeti.

Bekim Lumi ishte një ndër regjisorët më të zotë të fushës kinematografike në Kosovë. /Telegrafi/