LAJMI I FUNDIT:

Iu bashkuan organizatës ‘ISIS’ dhe ‘Al-Nusra’, Prokuroria ngrit tri aktakuzë kundër tri femrave

Iu bashkuan organizatës ‘ISIS’ dhe ‘Al-Nusra’, Prokuroria ngrit tri aktakuzë kundër tri femrave

Prokuroria ngrit tri aktakuza ndaj tri femrave për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist” si dhe “Bashkim apo pjesëmarrje në ushtrinë ose policinë e huaj”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur tri aktakuza ndaj tri femrave për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, si dhe “Bashkim apo pjesëmarrje në ushtrinë ose policinë e huaj”.


Në njoftimin për media thuhet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, kundër S.S., Organizimi dhe Pjesëmarrja në Grupin Terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.

“Prokuroria Speciale njofton se e pandehura/ mitura S.S., më 19.05.2014, përmes Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, së bashku me bashkëshortin e saj G.Xh (tani i ndjerë) kanë udhëtuar për në Stamboll dhe nga aty kanë përfunduar në destinacionin e tyre në Siri, me qëllim për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste ISIS (Islamic State of Iraq and the Sham) dhe Al-Nusra të cilat veprojnë në Siri dhe Irak, ku ka qëndruar deri në momentin e kthimit në Kosovë më 20.04.2019.Me këto veprime e pandehura/mitura S.S., ka kryer veprën penale, ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist’ nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së”, thekson njoftimi.

Po ashtu Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, kundër L.L., për veprat penale, “Organizimi dhe Pjesëmarrja në Grupin Terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.

“Prokuroria Speciale njofton se e pandehura L.L., 08.12.2013 me vetëdije dhe vullnet të plotë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ka udhëtuar në drejtim të Stambollit-Turqi, nga ku pastaj ka kaluar në destinacionin e saj në Siri, gjegjësisht në zonën e konfliktit, me qëllim për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste ISIS (Islamic State of Iraq and the Sham) dhe Al-Nusra të cilat veprojnë në Siri dhe Irak, ku ka qëndruar deri në momentin e kthimit në Kosovë më 20.04.2019. Me këto veprime e pandehura L.L., ka kryer veprat penale, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së”, thekson njoftimi.

Ndërsa në rastin e tretë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, kundër M.A., për veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit nr. 05/L- 002.

“Prokuroria Speciale njofton se e pandehura M.A., 12.07.2015, së bashku me bashkëshortin e saj B.M (tani i ndjerë) dhe fëmijën e tyre djalë të moshës 1 vit e gjysmë, me vetëdije dhe vullnet të plotë ka kaluar përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit dhe ka përfunduar në destinacionin e saj në zonën e konfliktit në Siri, me qellim për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste ISIS (Islamic State of Iraq and the Sham) dhe Al-Nusra të cilat veprojnë në Siri dhe Irak, ku ka qëndruar deri në momentin e kthimit në Kosovë më datë 20.04.2019. Me këto veprime e pandehura M.A., ka kryer veprën penale, Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit nr. 05/L-002”, thekson njoftimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori