LAJMI I FUNDIT:

Italiania që u dashurua me Durrësin

Italiania që u dashurua me Durrësin

Shqipëria është vendi i çudirave, jo vetëm për atë që vetë shqiptarët bëjnë në vendin e tyre, por edhe për mënyrën se si i afron të huajt për të qëndruar dhe ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri.

Një rast konkret i kësaj është Roberta, nga Bergamo e Italisë. Si për ironi të fatit, Roberta erdhi nga një prej qyteteve më të zhvilluara të veriut të Italisë dhe ndjehet e lumtur dhe e arrirë në ëndrrën e saj në aspektin e biznesit dhe formimit profesional në Durrës.


Tashmë prej vitesh ajo jeton në qytetin bregdetar ku ka hapur edhe klinikën e saj estetike. Ajo tregon se si u lindi ideja për të jetuar në Durrës dhe natyrisht paragjykimet e shumta nga miqtë e saj italianë për zgjedhjen që bëri.

Përshtatja me realitetin shqiptar nuk ka qenë e lehtë, që nga mënyra se si ndërvepron komunitetit këtu me ambientin e përbashkët dhe ruajtjen e pastërtisë, e deri tek sorollatjet nëpër zyra për të marrë shërbimin e duhur.

Tanimë që Roberta i ka mësuar të gjitha “hilet”, ajo arrin të përcaktojë edhe kulturën e shqiptarëve për punën si dhe mënyrën se si në Shqipëri jetohet, duke pranuar shqiptarizmin e saj në disa aspekte të jetës.

Roberta duket se ka ndikuar që të paktën miqtë e saj të ndërrojnë mendim për Shqipërinë.

Dhe pas këtyre viteve Roberta e ka të qartë të ardhmen e saj, natyrisht në Shqipëri, ku ajo nuk fsheh që ndjehet e lumtur./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori