Një burrë dyshohet se ka trajnuar qen për të hedhur në mënyrë të paligjshme qese plehrash anash rrugës.

Një burrë italian është gjobitur pasi dyshohet se ka trajnuar qenin e tij për të mbajtur në gojë qese me mbeturina dhe t’i hedhë ato në vende jo të autorizuara për të shmangur pagesën e mbledhjes së mbeturinave.


Autoritetet në Catania, Itali, publikuan pamje nga kamerat e sigurisë ku shihet qeni duke mbajtur qeset plastike me plehra në gojë dhe duke i hedhur anash rrugës, pastaj kthehet nga ku erdhi.

- YouTube www.youtube.com

Në një status në Facebook, autoritetet shkruan se “gjeniu nuk mund të bëhet kurrë një alibi për mungesë qytetarie”. Njësia mjedisore e policisë komunale të Catanias publikoi video ku qeni shihet duke hedhur qeset me mbeturina në rrugë.

Pas analizimit të pamjeve, autoritetet u bindën se qeni ishte trajnuar nga pronari i tij për të hedhur ilegalisht mbeturinat në mënyrë që ai të mos kapet në video duke bërë këtë. Pronari është identifikuar dhe është gjobitur, edhe pse nuk dihet saktësisht se si u provua që qeni ishte trajnuar.

Nën ligjin italian, personat që kapen duke hedhur plehrat në mënyrë të paligjshme mund të gjobiten nga 1500 euro deri në 18 mijë euro, por ligji nuk përmend qentë… /Telegrafi/