Parlamenti Europian ka zgjedhur Antonio Tajanin si presidentin e ri të tij, duke pasuar kështu gjermanin Martin Schulz.
Tajani është zgjedhur në raundin e katërt të votimit, pasi në 3 raundet e parë nuk u sigurua shumica absolute e votave nga asnjë kandidat. Votimi përfundimtar bëri që Tajani të triumfonte me 351 vota pro, përkundër 282 votave të siguruara nga bashkëpatrioti i tij Gianni Pittella.
Por kush është Tajani? I lindur më 4 gusht 1953 në Romë, ai është një politikan me eksperiencë që ka shërbyer në disa pozicione të tjera më herët, si zv.president i Komisionit Europian dhe i Parlamenti Europian.
Tajani ka studiuar për Drejtësi në Universitetin “La Sapienza” të Romës dhe ka punuar si gazetar, i specializuar më së shumti në çështjet parlamentare. Ai ka punuar në “Rai Radio 1”, në gazetën “Il Giornale”, ndërkohë që ka qenë edhe i dërguar special në Liban, Somali dhe ish-Bashkimin Sovjetik. Ai shfaqi interes për politikën që në rini, kur iu bashkua “Frontit Monarkist të Rinisë”, një organizatë studentore e Partisë Monarkiste të Italisë, transmeton TCH.
Por përfshirja e tij në rangjet më të larta të politikës nisi në vitin 1994, kur mori pjesë në krijimin e partisë “Forza Italia”. Duke qenë një prej themeluesve të saj, ai shërbeu si koordinator rajonal i Lacios mes viteve 1994 dhe 2005. Në vitet 1994-1995, Tajani ishte zëdhënës i kryeministrit Silvio Berlusconi. Në vitin 2001 ai ishte kandidat për kryebashkiak të Romës, por u mposht nga Walter Veltroni.
Që prej vitit 2002, Tajani është një prej 10 zv.presidentëve të Partive Popullore Europiane (EPP). Në vitin 1994 ai hyri në politikën europiane, duke u zgjedhur deputet i Parlamentit Europian. Ai u rizgjodh në vitin 1999 dhe në 2004. Në maj të 2008-s, ai u emërua Komisioner italian i BE-së, duke marrë portofolin e Transporteve.
Mes arritjeve të tij në këtë rol, Tajani përpunoi planin e shpëtimit të “Alitalia”-s dhe mbikëqyri hartimin e Rregullores së re të BE-së për Transportet. Falë kësaj rregulloreje, u garantua mbrojtja e të drejtave të pasagjerëve në transportin ajror.
Kritikët thonë se ai ka qenë në dijeni të skandalit të emetimeve të “Volkswagen”-it, por dështoi të vepronte gjatë mandatit të tij në Komisionin Europian. Megjithatë, zgjedhja e tij në krye të Parlamentit tregon se këto pretendime e kanë nxjerrë Tajanin të padëmtuar.
Në vitin 2009, ai u emërua si Komisioner europian për Industrinë dhe Sipërmarrjen në Komisionin e dytë të drejtuar nga Jose Manuel Barroso.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia