Italia publikon listën me 27 futbollistë të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës.
Axurrët do të përballen me Greqinë fillimisht në Romë me 12 tetor në ndeshje kualifikuese për Euro 2020.
Ndërkohë tri ditë më vonë, Kombëtarja e Italisë do të luaj në udhëtim tek Litenshtajni.
Për këto dy takime, tekniku italian Mancini ka grumbulluar 27 futbollistë, ku në listë janë tre portierë.

Më së shumti futbollistë janë grumbulluar nga Roma, ku janë Alessandro Florenzi, Gianluca Mancini, Leandro Spinazzola, Bryan Cristane dhe Nicolo Zaniolo.
Lista e plotë e Italisë:Portierë: Donnarumma, Gollini, Meret, Sirigu Mbrojtës: Acerbi, Biraghi, Bonucci, D'Ambrosio, Di Lorenzo, Florenzi, Izzo, Mancini, Romagnoli, Spinazzola Mesfushorë: Barella, Bernardeschi, Cristante, Jorginho, Sensi, Verratti, Zaniolo Sulmues: Belotti, Chiesa, El Shaarawy, Grifo, Immobile, Insigne. /Telegrafi/










































