LAJMI I FUNDIT:

Italia nxjerr në shitje prona shtetërore për të paguar borxhin publik

Italia nxjerr në shitje prona shtetërore për të paguar borxhin publik

Italia po përgatitet të shesë 1.8 miliardë euro pasuri të patundshme, e cila po kërkon të ndal borxhin publik të saj që është në rritje.

Sipas Bloomberg, Ministria e Financave po identifikon pronat që zotërohen nga shteti dhe nga administratat rajonale dhe lokale që mund të shiten, kryesisht kazermat e ushtrisë, spitalet dhe ndërtesat e zyrave që nuk janë më në përdorim, përcjell Telegrafi.


Kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se qeveria e tij pret që masat e përfshira në buxhetin e saj të nxisin një rimëkëmbje në gjysmën e dytë të vitit 2019, megjithëse shifrat e publikuara muajin e kaluar treguan se vendi ka rënë në recesion ekonomik, i pari që nga viti 2013.

Ekonomia italiane përsëri burim shqetësimi në Evropë
Lexo po ashtu Ekonomia italiane përsëri burim shqetësimi në Evropë

Plani buxhetor trevjeçar i aprovuar në dhjetor të 2018-së përfshiu një objektiv prej 950 milionë euro në të ardhurat nga shitjet e pasurive të paluajtshme në vitin 2019 dhe 150 milionë euro në çdo vit të njëpasnjëshëm.

Borxhi publik i Italisë në nëntor të 2018-së arriti një nivel të lartë prej 2.35 trilionë euro, mbi 133 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. /Telegrafi/