LAJMI I FUNDIT:

Italia nokauton Belgjikën, merr me meritë një vend në gjysmëfinale

Italia nokauton Belgjikën, merr me meritë një vend në gjysmëfinale

Italia ka arritur ta mposht Belgjikën në çerekfinale të Euro 2020 me rezultat 2-1, duke fituar një vend në gjysmëfinale.

Një ndeshje shumë e bukur mes këtyre dy skuadrave ku nuk kanë munguar rastet, sidomos në pjesën e parë.

Italia shënoi fillimisht me Leonardo Bonuccin në minutën e 13-të, por goli u anulua për pozitë jashtëloje pasi u shikua në VAR.

Belgjika rrezikoi dy herë, ku Gio Donnarumma bëri dy pritje të mëdha ndaj Romelu Lukakut dhe Kevin De Bruynes.

Image

Por momenti i golit erdhi në minutën e 31-të, ku një gabim në mbrojtjen e belgëve, nuk u fal nga italianët.

Vermalen humbi një top, i cili u mor nga Marco Verratti, që asistoi te Nicolo Barella, i cili lëvizi bukur në zonë dhe dënoi portierin Thibaut Courtois (1-0).

https://www.youtube.com/watch?v=TcRCOv6BnpU&ab_channel=Kamintatak

Por sulmet e Italisë nuk u ndalën, duke gjetur sërish golin në minutën e 44-të.

Lorenzo Insigne shënoi gol të bukur me një goditje fantastike nga jashtë zonës për 2-0.

https://twitter.com/Earnco_sam/status/1411050752634728456

Por Belgjika shpejt u kthye në lojë, pasi fitoi penalti, ku Doku u rrëzua në zonë nga Di Lorenzo.

https://www.youtube.com/watch?v=A97iH6NPiLY&ab_channel=UEFAEURO

Nga pika e bardhë ishte i saktë Romelu Lukaku që shënoi për 2-1.

Me të filluar pjesa e dytë Belgjika, kishte një rast të mirë me Romelu Lukakun, por topin nga vija e portës e shpëtoi Leonardo Spinazola.

Për Italinë ishte pikërisht Spiazola që kishte rast të mirë, por gjuajti jashtë.

Belgjika kishte edhe një rast të mirë me Lukakun, ku një harkim të bukur në zonë, nuk arriti të godas topin për ta dërguar drejt portës.

Jeremy Doku ishte ai që rrezikoi dy herë, por goditja e tij pas disa kalimeve, përfundoi pak mbi portë.

Belgjika provoi deri në fund, por nuk arriti ta barazojë rezultatin, duke bërë që Italia ta fitojë një vend në gjysmëfinale.   /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Përfaqësueset
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Përfaqësueset
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

La Liga
Notat e lojtarëve, Serbi 0-1 Angli: Bellingham lojtar i ndeshjes, Kane dëshpëron

Notat e lojtarëve, Serbi 0-1 Angli: Bellingham lojtar i ndeshjes, Kane dëshpëron

Përfaqësueset
Kalo në kategori