Italia ka lejuar anijen e shpëtimit “Ocean Viking” të zbarkojë të gjithë 82 migrantët në bordin e ishullit jugor Lampedusa.

“Autoritetet italiane sapo i ofruan anijes Ocean Viking një vend të sigurt. Gjashtë ditë që nga shpëtimi i parë, @MSF_Sea & @SOSMedIntl ndihmuan që 82 personat e shpëtuar në bord së shpejti të zbarkohen në Lampedusa”, tha në Twitter organizata humanitare ndërkombëtare Mjekët pa Kufij.

Anija “Ocean Viking” është në pritje në det për një port të sigurt.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Christophe Castaner, tha në Twitter se një marrëveshje evropiane me Italinë, Francën, Gjermaninë, Portugalinë dhe Luksemburgun mundësoi që anija të zbarkojë në Lampedusa.

“Tani duhet të pajtohemi për një mekanizëm të vërtetë të përkohshëm evropian”, tha Castaner.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), përfshirë Gjermaninë dhe Italinë, do të takohen në Maltë më 23 shtator për të diskutuar çështjen e migracionit.

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, dje tha se Berlini ishte i përgatitur të marrë një çerek nga numri i përgjithshëm i migrantëve që mbërrijnë në Itali me anije.

Që nga fillimi i vitit 2019, mbi 39 mijë migrantë dhe refugjatë të parregullt kanë arritur në Evropë përmes detit, 840 e të cilëve, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit (IOM), humbën jetën në det.

IOM në muajin janar tha se të paktën se 30.500 migrantë humbën jetën humbën jetën midis viteve 2014 dhe 2018 përderisa udhëtonin për në Evropë. /Telegrafi/