Carlo Ancelotti i ka bërë thirrje Italisë të rikthejë identitetin defensiv që dikur e bënte kombin një nga më të frikshmit në futbollin botëror.

Përzgjedhësi i Brazilit beson se obsesioni me trendet moderne taktike e ka bërë Italia më të brishtë dhe me standarde më të ulëta elitare, duke çuar në dështimin e tretë radhazi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.


Shumë lojtarë, trajnerë dhe analistë kanë komentuar mangësitë që po e prekin ekipin kombëtar dhe Serie A, ndërsa Ancelotti është i fundit që ka ngritur shqetësime për drejtimin e futbollit italian.

Ancelotti thekson se vendi është larguar nga parimet mbrojtëse që dikur ishin baza e suksesit të tij, ndërsa forca tradicionale e Italisë po zbehet për shkak të ndryshimeve taktike moderne.

“Serie A ka humbur identitetin defensiv. Ne tashmë na mungon talenti në zona të tjera të fushës, por kontrolli i tepruar taktik e ka deformuar karakterin tonë, atë mbi të cilin kemi ndërtuar historinë tonë”, është shprehur Ancelotti.

“Kam parë ndeshje me shumë gola; Atletico Madrid vs Barcelona dhe Bayern Munich vs Real Madrid ofruan momente spektakolare për tifozët. Por shumë gola do të thotë edhe shumë gabime nga portierët dhe mbrojtësit”.

“Sistemi i presingut të lartë dhe markimit një kundër një sjell rreziqe të vazhdueshme, dhe rezultati mund të ndryshojë nga një moment në tjetrin”.

“Edhe ndërtimi i lojës nga prapa duhet të jetë perfekt, përndryshe ndëshkohesh menjëherë për gabimin më të vogël”, ka thënë tekniku italian./Telegrafi/

telegrafi sport app