LAJMI I FUNDIT:

Italia hap urën e re të Gjenovës, dy vjet pas shembjes ku humbën jetën 43 persona

Pas gati dy vjet prej se u rrëzua ura e Gjenovës në Itali, e cila vrau 43 njerëz, një strukturë e re u hap të hënën, mirëpo të afërmit e viktimave nuk kanë pranuar të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ura e re posedon një strukturë me mekanizma të larta sigurie dhe u dizajnua nga arkitekti i famshëm italian Renzo Piano.


Presidenti italian, Sergio Mattarella do të jetë i pari që do të kalojë zyrtarisht në urën e re.

Italian PM set to reopen Genoa bridge two years after fatal collapse

Bëhet e ditur se trafiku nuk do të hapet deri në ditën e martë ose edhe të mërkurën.

As Genoa Inaugurates New Bridge, the Feeling Is Bittersweet ...

Familjarët e viktimave nuk kanë pranuar të marrin pjesë, dhe të njëjtit do të mblidhen brenda nëntë ditëve për të shënuar përvjetorin e dytë të tragjedisë. /Telegrafi/