Italia e merr vizën për Brazil (Video)

Italia luajti më mirë nga fillimi i takimit, por mos konkretizimi i rasteve nga Balotelli bëri që Libor Kozak të kalonte mysafirët në epërsi pas 19 minutash lojë.
Pjesa e parë përfundoi në dobi të çekëve, kurse në fillim të pjesës së dytë shpërthyen Azzurët.
Giorgio Chiellini realizoi (51’) për 1-1, teksa tre minuta më vonë ishte Mario Balotelli ai që vazhdoi traditën nga penaltitë për 2-1 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Italia ka 20 pikë në vendin e parë me dy xhiro pa përfunduar kualifikimet dhe ka shtatë pikë më tepër se Bullgaria në vendin e dytë./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/09/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































