LAJMI I FUNDIT:

Italia barazon me Bosnjën, Holanda fiton ndaj Polonisë

Italia barazon me Bosnjën, Holanda fiton ndaj Polonisë
Stefano Sensi (Foto: Claudio Villa/Getty Images)

Ndeshjet e para në edicionin e ri të Ligës së Kombeve i kanë zhvilluar edhe Italia dhe Holanda, që janë ndeshur me Bosnjën dhe Poloninë.

Italia nuk ka arritur të marr më shumë se një barazim ndaj boshnjakëve, pasi rezultati përfundimtar ishte 1-1.


Edin Dzeko shënoi i pari, ndërsa Sensi barazoi shifrat në fundin e ndeshjes.

Në anën tjetër Holanda ka fituar ndaj Polonisë me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Steven Bergwijn.

Holanda udhëheq grupin me tri pikë, Italia dhe Bosnja kanë nga një, ndërsa Polonia pa pik. /Telegrafi/