Italia arrin shifrat e dy milionë rasteve me COVID-19


Italia ka tejkaluar gjatë ditës së sotme numrin prej dy milionë rasteve me coronavirus.
Vendi raportoi të paktën 18,040 raste të reja duke e çuar totalin në 2,009,317, sipas ministrisë së shëndetësisë, raporton cnn.
Kishte një shtesë prej 505 vdekjesh në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në total prej 70,900 vdekjeve.
Raportohet se të paktën 2,589 njerëz janë në kujdesin intensiv - kjo është për 35 pacientë më pak se një ditë më parë.
Ndryshe, shteti italian pritet që shumë shpejt të fillojë vaksinimin e pacientëve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































