LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Të gjeturat tregojnë se kufiri është lëvizur (Video)

Isufi: Të gjeturat tregojnë se kufiri është lëvizur (Video)

Anëtari i Komisionit për Shënjimin e Kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, Florim Isufi, ka thënë se kufiri administrativ ka lëvizur.

Ai në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini, ka theksuar se ka vërejtur një mori personalitetesh që krejt energjinë – pas prezantimit të sotëm në Qeverinë e Kosovës – e kanë derdhur në të gjeturat.


“Frika parësore e tyre ka qenë në të gjeturat të cilat vërtetojnë se kufiri ka lëvizur nga kufiri administrativ, në një kufi të ri, e tash po mundohen ta keqinformojnë opinionin rreth të gjeturave të Komisionit”, ka shtuar Isufi.

“Detyrë e kemi ta identifikojmë a është lëvizur kufiri ose jo, dhe me këto të gjetura, e kemi konstatu këtë gjë”, ka shtuar Isufi. /Telegrafi/