Isufi: Ky gjyqtar është marria e futbollit

Hajvalia sot pasdite mundi Trepçën me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 10-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.
Por momenti delikat në këtë ndeshje ishte në finish të lojës, kur gjyqtari kryesor i ndeshjes nuk akordoi një penallti për mysafirët, pasi që një lojtar i nikoqirëve luajti me dorë brenda zonës së rrezikshme.
Tekniku mitrovicas pas ndeshjes tha se referimi i dobët përcaktoi fituesin e kësaj ndeshje.
“Ky referim është marria e futbollit tonë. Ky gjyqtarë është marria e futbollit tonë. Normalisht se humbet ndeshja kur drejtësinë e ndanë një gjyqtarë i tillë. Mund të them se ky gjyqtarë deshi që sot Hajvalia ta fitojë ndeshjen”, ka thënë pas lojës Isufi.
Trepça pas kësaj humbje mbetet në pozitën e 10-të me 12 pikë të tubuara, kurse Hajvalia renditët në vendin e gjashtë më 14 pikë të tubuara. /Kosovapress/Telegrafi/




















































