LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Ideja e ndryshimit të kufijve çon në luftë, Mogherinit i ka rënë vlera

Isufi: Ideja e ndryshimit të kufijve çon në luftë, Mogherinit i ka rënë vlera

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se vlera e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka rënë.

Duke folur të mërkurën në televizionin publik ai ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve çon në luftë.


“Loja që po luhet nuk çon askund tjetër pos në luftë. Tentimi për t’i ndryshuar kufijtë do ta destabilizojë rajonin. Ajo çka është me rëndësi sot, që Mogherinit, i ka rënë vlera, sepse ka dashur t’i përgjigjet një agjende, që në vend të përmirësimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, prodhon një ngjarje që mund ta trazojë Ballkanin”, ka thënë Isufi në RTK.

Theksojmë se kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj njëherësh kryetar i AAK-së, muaj më parë i është drejtuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian me një letër përkatësisht Federica Mogherinit, ku ka  shprehur pakënaqësinë ndaj qasjes së BE-së kundrejt Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori