LAJMI I FUNDIT:

Beqiri: Nuk ka vendim që Isa Mustafa të mbetet kryetar i LDK-së, ka pasur vetëm opinione

Beqiri: Nuk ka vendim që Isa Mustafa të mbetet kryetar i LDK-së, ka pasur vetëm opinione

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se edhe nesër do të vazhdohet me konsultime për gjetjen e një kandidati konsensual për kryetar të LDK-së.

Beqiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se sot në mbledhjen e LDK-së është diskutuar për një kandidaturë konsensuale, por sipas tij nuk është marrë ndonjë vendim për këtë çështje.


“Zoti Mustafa ka një kohë që ka hapur mundësinë që kushdo që ka ambicie të kandidoj për kryetar të LDK-së. Ai është vetëm një vend. Edhe nesër do të vazhdohet. Nuk mund të them që sot ka pasur qëndrim. Ka pasur propozime që kryetari të vazhdohet por nuk ka pasur vendim. Nuk mund të them nëse kanë qenë shumë apo pak”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se e rëndësishme nuk është vetëm zgjedhja e kryetarit, por edhe ekipi më të cilën do të punojë kryetari.

“Ka pasur opinione dhe propozime por nuk ka pasur vendim. Po të kishte qëndrim apo vendim, sepse ndryshe unë do t’i kisha bërë publike sot”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori