LAJMI I FUNDIT:

Ismajli: Të shtunën votohet ligji që vulosë rritjen e pagave për gjithë sektorin e shëndetësisë

Ismajli: Të shtunën votohet ligji që vulosë rritjen e pagave për gjithë sektorin e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se të shtunën do të votohet ligji që do të vulosë rritjen e pagave për sektorin e shëndetësisë.

Ismajli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ku tha se ministria që ai udhëheq ka punuar që një kohë të gjatë për një projektligj që do ta rrisë dinjitetin e mjekëve.


Ai gjithashtu theksoi se çdo përpjekje për të penguar votimin e ligjit, e kthen sistemin e shëndetësisë në pikën kur mjekët ikin dhe nuk marrin kujdesin e duhur.

“Nesër votohet ligji që vulosë rritjen e pagave për gjithë sektorin e shëndetësisë. Kemi punuar gjatë që të kemi një projektligj që rritë dinjitetin e mjekëve tanë. Çdo përpjekje për të penguar votimin e ligjit e kthen sistemin e shëndetësisë në një gjendje ku mjekët ikin dhe pacientët nuk marrin kujdesin e duhur shëndetësor. Rritja e pagave, përpos që siguron mirëqenie për mjekët dhe infermierët tanë, na mundëson të fokusohemi vetëm tek pacienti”, ka thënë ai.

Ministri Ismajli po ashtu u bëri thirrje të gjithë akterëve dhe profesionistëve të shëndetësisë që të mbështesin ligjin në mënyrë që ta tejkalojnë padrejtësinë që iu është bërë shëndetësisë për vite me radhë.

“Ftoj të gjithë akterët dhe profesionistët shëndetësorë të mbështesin ligjin për të tejkaluar një padrejtësi të madhe që i është bërë sektorit të shëndetësisë për dhjetëra vite”, ka shkruar Ismajli në Facebook. /Telegrafi/