LAJMI I FUNDIT:

Ismajli: Kosova është duke i përgatitur diplomatët e rinj

Ismajli: Kosova është duke i përgatitur diplomatët e rinj

Përfaqësuesi i Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), Beqir Ismajli, ka theksuar se në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ky institucion po përgatit diplomatët e rinj të Kosovës, të cilët sipas tij, po i përfaqësojnë vlerat e vendit tonë nëpër botë.

Ai këto komente i ka bërë në konferencën ndërkombëtare njëditore me temën “Festimi i dhjetëvjetorit të pavarësisë: Arritjet dhe aspiratat”.


“Akademia diplomatike mban njërën nga përgjegjësitë kryesore në këtë drejtim. Ndonëse, është themeluar rishtazi në vitin 2012, qëllimi kryesor i këtij institucione është përgatitja dhe trajnimi i stafit të ri diplomatik”, ka shtuar Ismailji.

Sipas tij, kjo akademi organizon forume, konferenca dhe trajnime me bazë mujore dhe vjetore.

“Akademia diplomatike mund ta ushtroj funksionin e saj përmes bashkëpunimit me institucionet si motra nëpër botë. Aktualisht kjo akademi ka bashkëpunim me memorandume me akademitë të ndryshme, derisa bën pjesë edhe në forumin e akademive diplomatike të botës. Duke ndërtuar ura dialogu dhe bashkëpunimi në mes kulturave të ndryshme, sfida aktuale është krijimi i shkollës diplomatike në kuadër të akademisë diplomatike, ku përmes kësaj shkolle synohet formësimi dhe kualifikimi i diplomatëve të rinj”, ka shtuar Ismajli. /Telegrafi/